Policia e Kosovës njofton se kanë arrestuar disa persona që dyshohet se kanë kryer vjedhje nëpër shtëpitë e fshatrave Lubizhdë dhe Skorobisht gjatë vitit 2018-2019.
Bëhet e ditur se hetimet fillestare dhanë rezultatet e para dhe fillimisht u arrestuan tre persona të dyshimtë B.S, A.A dhe H.B të cilët tani gjenden në burg dhe në pritje të gjykimit.
Ndërsa policia po vepronte me masa të fshehta teknike, u identifikuan edhe një grup tjetër i përberë nga tre persona tjerë te cilët u intervistuan në cilësinë e personave të dyshimte, bëjnë të ditur nga policia.
Në përgjithësi u zbuluan 7 raste të vjedhjeve në Lubizhdë dhe Skorobisht. Dëmet nga këto raste e kalojnë vlerën materiale mbi 22.000 euro.