Dy persona janë arrestuar (vëllezër mes vete) të cilët pas një mosmarrëveshje rreth pronës janë përleshur fizikisht mes vete.
Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 20:20 në rrugën “Hamës Jashari”, në Mitrovicë.
Siç thuhet në raport, në përleshje ka qene i përfshirë edhe një i dyshuar tjetër (vëllai i tyre) i cili është larguar në drejtim të panjohur.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar -vëllezër pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth pronës, janë përleshur fizikisht në mes vete. Në përleshje ka qenë i përfshirë edhe një i dyshuar tjetër vëllai i tyre i cili është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin e policisë.
Tutje në raport, thuhet se si pasoj e përleshjes njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.