Një person nga fshati Manastirica e Prizrenit ka raportuar në polici se ishte mashtruar nga një person.
Kjo ishte bërë përmes rrjetit social Facebook për një shumë parash të cilën ai e kishte paguar në emër të tërheqjes së një trashëgimie nga një i afërm.
Lidhur me rastin është informuar prokurori, i cili ka urdhëruar që rasti të hetohet në procedurë të rregullt.