Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurve me inicialet B.G., R.H. dhe D.H., pasi që në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit”.
I pandehurit B.G, në bashkëkryerje me të pandehurin R.H, me qëllim të përfitimit material për vete, në zyrën e të pandehurit D.H, në mënyrë të drejtpërdrejt kanë kërkuar të holla.
Sipas një komunikate të prokurorisë, me këto veprime të pandehurit B.G dhe R. H, në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit”.
Ndërkaq, i pandehuri D.H., ka dhënë të holla që të ushtronin ndikim të padrejtë të pandehurit B.G., R.H. kështu që me këto veprime i pandehuri D.H., ka kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit”.