Është kërcënuar prokurori i Prokurorisë Speciale.
Një prokuror i Prokurorisë Speciale është kërcënuar dje në zyrën e tij në Prishtinë nga një person.
Burimet e medias bëjnë me dije se i dyshuari, rreth orës 11:30, ka fyer dhe kërcënuar prokurorin, me ç’rast është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Të njëjtat burimet njoftojnë se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është hapur si kanosje.