Mosmarrëveshjet për pronë shumë herë kanë çuar edhe në përleshje mes familjarëve në shumë vende në Kosovë.
Një rast i tillë ka ndodhur dje në rrugën “Ferid Curri” në Prishtinë.
Pas një mosmarrëveshje lidhur me pronën, një person ka sulmuar vëllain e tij.
Burime brenda Policisë së Kosovës bëjnë me dije për median se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, kurse viktima ka pranuar tretman mjekësor.