Një mosmarrëveshje familjare ka përfunduar në rrahje me vëllezërish në Prishtinë.
Policia e Kosovës ka thënë se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që e njëjti pas një mosmarrëveshje lidhur me pronën e tyre kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij viktimën mashkull kosovar.
Viktimës iu është ofruar ndihma mjekësore.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari shkon në mbajtje.