Një i dyshuar është arrestuar në Prishtinë, të martën.
Kjo pasi kishte sulmuar fizikisht dhe e kishte kanosur gruan e tij, shtetase të Shqipërisë.
Në njoftimin 24 orësh të policisë thuhet se ankuesja së bashku me dy fëmijët e sajë, pasi që ndihej e rrezikuar nga i dyshuari, është dërguar në Strehimore.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.