Një qytetarë kishte shkuar në një barnatore të Kamenicës dhe duke u munduar ta mashtroj shitësin u ka kërkuar para, por viktima ka lajmruar policinë të cilat kanë arrestuar të dyshuarin.
Policia njofton se në Kamenicë me 13 prill 2021 rreth orës 11:30, është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti ka tentuar që të mashtroj ankuesin mashkull -pronar i barnatores, duke i kërkuar një shumë të hollash.
Gjatë intervistimit i dyshuari ka pranuar se ka pasur për qëllim të mashtroj viktimën.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për mashtrim.