Një person i dyshuar nga fshati Komoran në komunën e Drenasit dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit-fëmijës së tij, të cilit i ka shkaktuar lëndime.
Dyshohet se i njëjti ushtroi dhunë mbi djalin për shkak se , viktima nuk kishte ndjekur mësimet online.
Me këtë rast djalit i është ofruar tretman mjekësor dhe pastaj është intervistuar në prani të punëtorit të QPS-së dhe avokatit mbrojtës.
I dyshuari ishte larguar nga shtëpia, por ka premtuar se do të paraqitet në stacionin policor lidhur me rastin.