Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një 35-vjeçar, i dyshuar si person që vuan nga çrregullime të shëndetit mendor, pasi në zonën e Ali Demit ka ngacmuar sekusualisht një 46-vjeçare.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. B., 35 vjeç, ( i cili dyshohet se vuan nga çrregullime të shëndetit mendor) pasi në Ali Dem, ka ngacmuar seksualisht një 46- vjeçare”, njofton Policia.
Gjithashtu, Policia e kryeqytetit kanë bërë edhe arrestimin e një 33-vjeçari, i cili në mënyrë të vazhduershme një 19-vjeçare.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. M., 33 vjeç, pasi ka përndjekur në menyrë të vazhdueshme një shtetase 19-vjeçare, duke i shkaktuar gjëndje ankthi dhe frike”, thuhet në njoftimin e Policisë.