Policia e Shtetit në Itali arrestoi Leonardo Marku i datëlindjes 1999 dhe Aleks Avdyli i datëlindjes 1996 (shtetas shqiptarë të parregullt në Itali) u ndaluan nga policia italiane në Parma pasi në dy shtëpitë që posedonin u gjetën 46 gr të kokainës (një pjesë e së cilës është paketuar tashmë në doza të gatshme për shitje).
Poashtu edhe substancë prerëse dhe material për paketimin e drogës, shkruajnë mediat italiane.
Hetimet nisën pas shqetësimeve të banorëve të zonës ku vepronin shqiptarët për lëvizje të personave të dyshimtë.
Pas arrestimit, dy shqiptarët janë dëbuar nga territori italian.