Nëna në Suharekë kanoset nga djali.
Një femër nga fshati Grejkoc i Suharekës ka raportuar se është kanosur nga djali i saj.
Burimet e medias brenda Policisë kanë bërë të ditur se viktima është kanosur verbalisht nga djali i saj përmes mesazheve telefonike.
Sipas burimeve të njëjta, në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.