Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshimtë në Prishtinë, pasi që të njëjtit i kanë sulmuar fizikisht një femër dhe një mashkull.
Mosmarrëveshja në mes tyre ka ndodhur si pasojë e një parkimi të automjeteve.
Viktimave u është ofruar tretman mjekësor.
Pas intervistimit në konsultim me prokurorin të dyshuarit dërgohen në mbajtje.