Raportohet se një trup i pajetë i pa identifikuar që dyshohet të jetë shtetas i huaj është gjetur mbrëmë në një prej rrugëve në veri të Mitrovicës.
Aksidenti trafiku dyshohet të ketë ndodhur kur një person i paidentifikuar me një veturë (NN) e ka goditur viktimën me veturë dhe si pasojë e kësaj, viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Rasti është duke u hetuar.