Sulmohen dy punonjës mjekësorë në QKUK

Kronikë e zezë

Sulmohen dy punonjës mjekësorë në QKUK

Më: 18 prill 2021 Në ora: 09:00
Ilustrim

Gjatë ditës së djeshme në Qendren Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është raportuar se një person ka sulmuar dy persona të stafit mjekësor.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës, e cila permes raportit 24 orësh ka dhënë detaje të sulmit ndaj personave të stafit mjekësor.

Një person i dyshuar pasi që i njëjti si pasoj e një rasti që kishte pasur, ka penguar dhe sulmuar një grua dhe një burrë pjesë e stafit mjekësor.

“QKUK, Prishtinë 17.04.2021-16:00. Raportohet se një i dyshuar mashkull kosovar në njërën klinikë, pasi që i njëjti  si pasoj e një rasti që kishte pasur,  i kishte penguar dhe sulmuar një femër dhe një mashkull kosovar staf mjekësor . Viktimat nuk kanë marre tretman mjekësor .Pas intervistimit në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat