Gjatë ditës së djeshme është arrestuar një person në Ferizaj, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ka bërë të ditur se i dyshuari kishte dashur të largoj nga shtëpia gruan e tij pasi që i njëjti kishte pasur mosmarrëveshje me vëllezërit e saj.
“Ferizaj 17.04.2021-10:30. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare bashkëshorten tij, dhe kishte dashur ta largoj nga shtëpia pasi që i njëjti kishte pasur mosmarrëveshje edhe me vëllezërit e viktimës .
Në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.