Një person nga fshati Kabash i Vitisë ka raportuar se derisa sa ishte duke punuar në arë, pronën e tij, kishte hasur në një mjetë të dyshuar, minë anti tank.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, njësiti kompetente e kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërkaq njësia për deminim e FSK-së dhe KFOR-i kanë konstatuar se mina është e mbetur nga lufta e fundit në Kosovë.
Rreth orës 19:15 të ditës së shtunë, njësia e deminimit ka bërë asgjësimin e minës në vendin e ngjarjes pa incidente.
“Ankuesi mashkull kosovar raporton se derisa sa ishte duke punuar në arën pronën e tij kishte hasur në një mjetë të dyshuar minë anti tank. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, njësia për deminim e FSK-së dhe KFOR-i kanë konstatuar se mina është e mbetur nga lufta e fundit në Kosovë. Rreth orës 19:15 ka bërë asgjësimin e minës në vendin e ngjarjes pa incidente”, thuhet në raporton e policisë.