Tri gra dje kanë kërkuar ndihmë mjekësore, si pasojë e dhunës në familje.
Rasti i parë ka ndodhur në Podujevë, ku një burrë ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës, femër.
“Viktima ka marrë tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.”, ka informuar policia.
Rasti i dytë ka ndodhur në Prishtinë, me ç’rast është arrestuar një burrë, pasi e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e saj, duke i shkaktuar lëndime trupore.
“Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar, rasti shkon në procedurë të rregullt.”, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
Ndërsa, rasti i tretë ka ndodhur në Obiliq, ku një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i cili i ka shkaktuar lëndime trupore.
“Të njëjtës i është ofruar tretman mjekësor. Njësiti policore ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarit dhe nuk e kishte hasur në shtëpi.Rasti është duke u hetuar.”, ka informuar policia.