Dy persona janë lënduar sot në fshatin Peran të Podujevës, pas një aksidenti mes dy veturave.
Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën se në fshatin Peran të Podujevës, ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka bërë të ditur zyrtarja për informim e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti.