Dy persona janë arrestuar në Kamenicë pasi që dyshohet se kanë sulmuar seksualisht dy vajza të mitura.
Lajmin e ka konfirmuar policia e Kosovës.
Rasti ka ndodhur në Kamenicë mbrëmjen e së shtunës.
“Dy të dyshuar meshkuj kosovarë, dyshohet se kanë keqpërdorur seksualisht dy viktimat e mitura femra kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarve dhe viktimave, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.