Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Grabanicë të Klinës, ku një person ka humbur jetën ndërkaq dy të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.
Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Në fshatin Grabanicë të Komunës së Klinës, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave. Si pasojë e këtij aksidenti dy persona kanë pësuar lëndime trupore, ndërkaq një i tretë ka pësuar me fatalitet. Vdekjen e viktimës e kanë konfirmuar ekipi mjekësor”, konfirmoi Rugova.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/19/auto_Akdisneti-ne-kline-021618868453.png)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/19/auto_aksident-ne-kline1618868464.png)