Policia ka arrestuar 3 personat, të cilët morën pjesë në plagosjen e 27-vjeçarit Bledar Okshtuni, dy ditë më parë në zyrat e PD-së në Kavajë.
Në pranga ka rënë Ndriçim Jonuzi me mbiemrin e ndryshuar Tahiri i njohur edhe më parë për precedentët e rëndë kriminalë, i akuzuar edhe për vrasje në Torino të Italisë, Markel Shtylla, shef i policisë bashkiake dhe Dorian Troplini, polic bashkiak.
Jonuzi akuzohet për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”.
Ndërsa Shtylla dhe Troplini akuzohen për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.