Mbrëmë në orët e vona policia e Kosovës është njoftuar për dhunë familjare, në Vushtrri.
Sipas policisë, një person është arrestuar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht djalin e tij.
“DHUNË FAMILJARE
Rr. Skenderbeu, Vushtrri 20.04.2021-23:17. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht djalin e tij viktimë mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.