Dje është gjetur pa shenja jete një burrë nga Gjakova, që ishte raportuar i zhdukur para një jave.
Lajmi u bë i ditur nga Ridvan Tahiri-Riki, i cili ishte i angazhuar në kërkimin e tij.
“Po sa mora lajmin për gjetjen e trupit të pa jetë tashmë të ndjerit Gasper Preqi, i cili ishte i zhdukur që 1 javë.Në emër timin në emër të gjithë grupit të Vullnetarëve i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të gjithë miqve”.
Lidhur me rastin detaje ka dhënë edhe Policia e Kosovës.
HETIM I VDEKJES
Fsh. Doblibare, Gjakovë 15.04.2021-15:00. Është raportuar se me 20.04.2021 është gjetur në një fushë pa shenja jete viktima mashkull kosovar i cili ishte raportuar si person i zhdukur. Njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.