Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 07:30, në magjistalen Prishtinë-Gjilan, saktësisht në fshatin Slivovë.
Këtë e bëri të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se në aksident ishin të përfshira dy automjete.
“Sot rreth orës 07:30 në rrugën Prishtinë Gjilan, saktësisht në fshatin Slivovë, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore ku jane të perfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lëduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”.