Sot Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në bashkëpunim me njësitet e stacionit të Veriut në Prishtinë, kanë arritur të lokalizojnë vendndodhjen e personit të dyshuar, i cili kërkohej për veprat “Vrasje në tentativë dhe grabitje e armatosur.”
Siç njofton Policia, rasti ka ndodhur me datën 28 mars 2021 në rrugën “Mon Balaj”, në Prishtinë, saktësisht në një pompë derivatesh.
Pas marrjes së autorizimeve nga ana e prokurorisë dhe gjykatës përkatëse, hetuesit rajonal kanë ndërmarrë një operacion bastisjeje në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, i cili ka rezultuar me arrestimin personit të dyshuar:• A. K, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili ishte i shpallur në kërkim nën dyshimin e bazuar për përfshirje në veprat në fjalë.
“Personi i dyshuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.