Dy persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti ku ishin të përfshira dy vetura.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:30, në fshatin Prelez të Ferizajt.
Kështu bëri të ditur, Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë për rajonin e Ferizajt.
“Sot rreth orës 12:30 ka ndodhur një aksident në fshatin Prelez të Ferizajt. Dy persona kanë marrë lëndime trupore. Të lënduarit janë duke u trajtuar në Qendren Emergjente në Ferizaj. Në aksident ishin të përfshira dy vetura”.