Gjuajtje me armë në afërsi të selisë së PDK-së në Prishtinë, policia jep detaje

Kronikë e zezë

Gjuajtje me armë në afërsi të selisë së PDK-së në Prishtinë, policia jep detaje

Më: 23 prill 2021 Në ora: 21:51
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotëduar 23:51) - Sonte rreth orës 21:00 disa persona kanë tentuar të privojnë nga jeta një burrë në Prishtinë duke shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë përballë selisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), gjersa nuk raportohet për të lënduar.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti i ka thënë se menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin.

Media ka arritur të sigurojë detaje të reja nga kjo ngjarje. Një familjar i personit që u tentua ta privojnë nga jeta tha se sulmi ndaj të afërmit të tij ka ndodhur për të dytën herën me radhë brenda ditës, pasi personat, tashmë në kërkim nga Policia e Kosovës, kishin tentuar ta godasin atë me veturë në Dragodan.

“Gjatë ditës ka pasur edhe një përleshje në mes të këtyre dy grupeve. Sot të njëjtit persona kanë tentuar që ta godasin me veturë në Dragodan, personin që është tentuar të vritet. Ai tashmë është marrë nga Policia e Kosovës dhe i njëjti ndodhet në stacion të policisë,” është shprehur familjari i personit ndaj të cilit u gjuajt me armë zjarri.

Sipas Policisë së Kosovës aktualisht po vijon puna policore për identifikimin e të dyshuarve si dhe lokalizimin e vendndodhjes së tyre.

***

Disa persona kanë shtënë nga vetura me armë zjarri në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, më saktësisht në afërsi të selisë qëndrore të Partisë Demokratike të Kosovës.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti, teksa ka thënë se të dyshuarit janë ikur nga vendi i ngjarjes.

“Rreth orës 21:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e saj.

Ahmeti ka thënë se nuk ka pasur të lënduar si pasojë e gjuajtjes me armë.

“Informatat e para flasin për dyshimet se persona të dyshuar nga një veturë kanë shtënë në drejtim të një personi dhe me shpejtësi janë larguar nga vendi i ngjarjes. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur persona te lënduar”, deklarohet tutje. 

Image

***

Afër sheshit “Nënë Tereza” ka pasur gjuajtje me armë para disa minutave.

Në vendin e ngjarjes ka dal edhe Policia e Kosovës.

Nuk ka ndonjë raportim për të lënduar.

Nuk dihen detaje tjera.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat