(E plotësuar 18:59) - Në pasditën e së shtunës 47 vjeçari, Faton Brahimaj ka qëlluar me armë AK47 në drejtim të shtëpisë së djalit të axhës së tij, Bashkim Brahimaj, ku si pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë.
Rasti ka ndodhur në Novosellë të komunës së Pejës.
Dëshmitarët e rastit kanë treguar se si ka ndodhur vrasja.
Sipas tyre, dorasi 74 vjeçar ka gjuajtur nga shtëpia e tij me armë AK47 në drejtim të shtëpisë së viktimës, në relacion afro 100 metra.
Ata thonë se në momentin e gjuajtjes viktima, Bashkim Brahimaj, ndodhej në mes dy shtëpive, në fushë [pranë pemës] ku u qëllua nga plumbi dhe humbi jetën.
Në muret e shtëpisë shihen vrimat e plumbave që u gjuajtën në drejtim të saj.
4 vrima të plumbave kanë mbetur në shtëpinë e Bashkim Brahimaj.
E gjithë kjo, dyshohet se ndodhi për shkak të pronës.
Kurse, i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe ndodhet në arrati.
Ndërsa, para pak minutash është larguar trupi i viktimës nga vendi i ngjarjes.
Policia gjen gulinov e armë të tjera në shtëpinë e Faton Brahimajt
Policia e Kosovës është duke kryer një bastisje në shtëpinë e Faton Brahimaj, i dyshuari për vrasjen që ndodhi sot në Novosellë të Pejës.
Mësohet se gjatë bastisjes policia ka gjetur armë të ndryshme, duke mos përjashtuar këtu edhe një gulinov.
I vdekur nga kjo tragjedi ka mbetur Bashkim Brahimaj, i cili besohet të jetë qëlluar me AK47.
Gjithë ngjarja ndodhi për shkak të pronës, e cila nisi me një zënkë para disa ditësh.
***
Tri orë nga vrasja në Pejë, bastiset shtëpia e dorasit që ndodhet në arrati
Janë bërë më shumë se 3 orë që kur ka ndodhur një vrasje në Novosellë të Pejës.
Në vendin e ngjarjes vazhdojnë të jenë organet e hetuesisë.
Në këtë tragjedi që ka ndodhur për pronë, i vdekur ka mbetur Bashkim Brahimaj.
Ndërkohë që Njësi të Specializuara të Policisë së Kosovës janë në kërkim të të dyshuarit, Faton Brahimaj.
***
Ky është personi që u vra
Gjatë ditës u raportua për një vrasje në fshatin Novosellë të Pejës.
I dyshuari për këtë vrasje është Faton Brahimaj.
Mësohet se Bashkim Brahimaj është qëlluar me armë zjarri, me ç’rast edhe ka ndërruar jetë.
Shkak i kësaj tragjedie mësohet të ketë qenë prona, derisa me rastin në fjalë po merren organet e rendit.
Çfarë ishin mes vete viktima dhe i dyshuari
Sot rreth orës 14:30 ka ndodhur një vrasje në fshatin Novosellë të Pejës.
Raportohet se shkak i kësaj vrasje ka qenë prona.
I dyshuari për këtë akt është Faton Brahimaj, për të cilin thuhet se ka qenë i armatosur me AK47.
Pas plagëve të rënda, i vdekur ka mbetur Bashkim Brahimaj.
Mësohet se viktima dhe i dyshuari për vrasjen ishin kushërinj shumë të afërt me njëri-tjetrin.
Lidhur me rastin në fjalë, detaje shtesë kanë dhënë edhe nga policia e Kosovës.
“14:40 minuta policia ështyë njoftu për një vrasje në fshatin Novosellë. Me të arritur policia ka hasur në një trup të shtrirë dhe është kërkuar emergjenca e spitalit, mjeku e ka konstatuar vdekjen e tij”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Rasti vazhdon të jetë ende nën hetime.
***
Pak minuta më parë u raportua për një vrasje në fshatin Novosellë të Pejës.
I dyshuari për këtë vrasje është Faton Brahimaj.
Me të mësuar rastin në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e hetuesisë.
Tutje, mësohet se shkak i vrasjes ka qenë prona, derisa jozyrtarisht raportohet se akti është kryer me tipin e armës 'AK47'.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Rreth orës 14:40 Policia ka marrë informacionin për një vrasje me armë në Novosellë, menjëherë i është përgjigjur informatës dhe me të arritur në vendin e ngjarjes kanë hasur në një trup ku vdekjen e viktimës ka konstatuar edhe mjeku kujdes”.
“I dyshuari është në arrati teksa policia në kërkim të të dyshuarit dhe në hetim të rastit”, tha Gashi.
***
Një person ka mbetur i vdekur nga një incident i rëndë që ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Novosellë të Pejës.
I dyshuari për këtë rast është në arrati.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 14:40 Policia ka marrë informacionin për një vrasje me armë në Novosellë, menjëherë i është përgjigjur informatës dhe me të arritur në vendin e ngjarjes kanë hasur në një trup ku vdekjen e viktimës ka konstatuar edhe mjeku kujdes. I dyshuari është në arrati teksa policia në kërkim të të dyshuarit dhe në hetim të rastit”, tha Gashi.
***
Një vrasje ka ndodhur në qytetin e Pejës.
Mësohet që vrasja ka ndodhur në fshatin Novosellë.
Tutje, mësohet që vrasja ka ndodhur për arsye të mosmarrëveshjeve për pronë.
Policia është në kërkim të dyshuarit.