Aksident në fshatin Lupç të Podujevës, përfshihen dy vetura

Kronikë e zezë

Aksident në fshatin Lupç të Podujevës, përfshihen dy vetura

Më: 24 prill 2021 Në ora: 17:40
Foto nga aksidenti

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:30 në magjistralen Prishtinë – Podujevë, përkatësisht në fshatin Lupç.

Sipas dëshmitarëve, të cilët kanë dërguar pamje në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.

Ekipet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’i hetuar shkaqet e këtij aksidenti, i cili ka shkaktuar edhe kolona të gjatë në këtë rrugë nacionale.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e këtij aksidenti, ndërkohë që media është në pritje të informacioneve më të detajuara nga Policia e Kosovës.

Sipas statistikave ditore të PK-së, vetëm dje në nivel vendi kanë ndodhur 55 aksidente, prej tyre 19 kanë rezultuar me persona të lënduar.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat