Pak më parë mediat kanë njoftuar se policia e Kosovës është duke kryer një bastisje në shtëpinë e Faton Brahimaj, i dyshuari për vrasjen që ndodhi sot në Novosellë të Pejës.
Mësohet se gjatë bastisjes policia ka gjetur armë të ndryshme, duke mos përjashtuar këtu edhe një gulinov.
I vdekur nga kjo tragjedi ka mbetur Bashkim Brahimaj, i cili besohet të jetë qëlluar me AK47.
Gjithë ngjarja ndodhi për shkak të pronës, e cila nisi me një zënkë para disa ditësh.