Mesditën e premte tre shtetas nga Shqipëria ia kishin mësyer të vinin n% Kosovë ilegalisht, por ata janë kapur nga policia në Qafë Morinë.
Pas intervistimit, tre të dyshuarit i janë dorëzuar autoriteteve shqiptare.
Policia njofton se në Pikë Kalimin Kufitar Qafë Morinë me 23 prill 2021 rreth orës 13:40, janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj shqiptarë shtetas të R. Shqipërisë, pasi që të njëjtit kanë kaluar ilegalisht kufirin.
Pas përfundimit të procedurave, të dyshuarit u janë dorëzuar autoriteteve shqiptare.
Rasti cilësohet si kalim ilegal i kufirit.