Pronari i një barnatoreje në Gjilan ka raportuar në Polici se një klient ka paguar me 100 euro të falsifikuara.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se monedha e dyshuar është sekuestruar për hetime të mëtutjeshme.
“FALSIFIKIM I PARASËGjilan 24.04.2021-08:35.
Ankuesi mashkull kosovar pronar i një barnatoreje, ka raportuar se një klient, ka blerë barna me një kartëmonedhë 100 €, që dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedha e dyshuar është sekuestruar për hetime të mëtutjeshme. Rasti vazhdon të hetohet”, njofton Policia.