Nëna raporton se iu dhunua vajza e mitur

Kronikë e zezë

Nëna raporton se iu dhunua vajza e mitur

Më: 26 prill 2021 Në ora: 08:14
Foto ilustrim

Një nënë në Prishtinë ka njoftuar Policinë e Kosovës se iu dhunua vajza e saj e mitur.

Sinjali ka mësuar nga burimet në Polici se nëna e të miturës, ka thënë se vajza i është dhunuar nga një person deri tash i panjohur për të.

Sipas burimeve, gruaja e ka raportuar Policinë më 19 prill, ndërsa vajza e mitur i është dhunuar më 28 shkurt të po këtij viti.

Lidhur me këtë rast, Sinjali mëson se është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat