Hajdutët i kanë shpeshtuar rastet e vjedhjeve nëpër objekte fetare.
Ndonëse nëpër xhami nuk ka ndonjë pasuri të konsiderueshme, hajdutët i kanë bërë cak të shpeshtë vjedhjet aty.
Imami i një xhamie në rrugën “Idriz Seferi” në Mitrovicë, ka njoftuar se disa hajdutë të panjohur kanë hyrë në xhami.
Dhe kanë vjedhur tri siguresa nga kaseta e xhamisë.