Tre persona lëndohen nga aksidenti Besi-Malishevë

Kronikë e zezë

Tre persona lëndohen nga aksidenti Besi-Malishevë

Më: 26 prill 2021 Në ora: 18:57
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Besi-Malishevë.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tre persona, ndërsa janë përfshirë dy automjete.

“Janë përfshirë dy automjete, si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor”, tha zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo theksoi se me rastin po merret me njësitë e trafikut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat