Lëndohet derisa po printe dru në mal të Podujevës, vdes në QKUK

Kronikë e zezë

Lëndohet derisa po printe dru në mal të Podujevës, vdes në QKUK

Më: 27 prill 2021 Në ora: 08:51
Foto ilustrim

Një person ka ndërruar jetë pas lëndimeve të cilat mori gjatë kohës sa ishte duke prerë dru në mal.

Nga Policia e Kosovës kanë deklaruar se viktima derisa ishte duke prerë dru në mal është lënduar. I njëjti është dërguar në QKUK, ku më pas ka vdekur.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në fshatin Tërrnovicë e Epërme në Podujevë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat