Gjendet i varur në litar një person.
Një person në fshatin Jazhince të Ferizajt është gjetur dje i varur në litar në një objekt afër shtëpisë së tij.
Siç mëson media nga burimet brenda Policisë, hetimet për këtë rast kanë filluar.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.