Policia për 24 orë gjobiti 926 qytetarë për mosrespektim të masave antiCOVID-19

Kronikë e zezë

Policia për 24 orë gjobiti 926 qytetarë për mosrespektim të masave antiCOVID-19

Më: 28 prill 2021 Në ora: 11:47
Foto ilustrim

Policia e Kosovës në vazhdimësi është dukë shqiptuar tiketa për të gjithë qytetarët të cilët nuk i kanë respektuar masat antiCOVID-19 nga institucionet shëndetësore si dhe Qeverisë për parandalimin  e përhapjes së  COVID-19.

Për 24 orë janë shqiptuar 926 tiketa ndaj qytetarëve për mosrespektim të masave për Ligjin e Pandemisë.

Ndërkaq, Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.

Në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat