Policia në Mitrovicë ka arrestuar një person të dyshuar, pasi i njëjti ka kanosur zyrtarët policorë në kryerje të detyrës zyrtare.
Siç bën të ditur Policia, arrestimi i të dyshuarit është bërë sot rreth orës 14:30, në rrugën Mbretëresha Teutë në Mitrovicë, në kohën kur zyrtarët policorë po trajtonin një kundërvajtje në trafik, me ç rast i dyshuari- ngasësi i veturës duke i penguar dhe mospërfillur urdhrat e zyrtarëve policorë, i njëjti ka kanosur zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Ndaj të dyshuarit të arrestuar A. H.,31 vjeçar, pas procedurave të nevojshme intervistuese, me aktvendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “kanosje”.