Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Kçiq.
Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar gjashtë persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.
Në aksident ishin të përfshira tri vetura.
“Sipas informative të para jemi njoftuar se rreth orës 22:40, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor fshati Kçiq, tri vetura të përfshira, si pasojë e aksidentit gjashtë (6) persona kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë“, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.