Një 45-vjeçar ka rënë në prangat e policisë sot në Durrës, pasi shkaktoi dje një aksident masiv dje, duke përplasur katër automjete.
Policia bën me dije se 45-vjeçari me inicialet A.M., në aksin rrugor Durrës-Tiranë, duke drejtuar mjetin tip "Ford", në gjendje të dehur, përplasi katër automjete të tjera.
Fatmirësisht nga aksidenti u regjistruan vetëm dëme materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.