Në rrugën Luan Haradinaj në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në levizje dhe një këmbësor.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:00”.
“Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë ajo.