Dy persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident ku u përfshinë katër vetura në Veternik të Prishtinës.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka konfirmuar lajmin.
“Rreth orës 21:30, në rrugën Ferizaj-Prishtinë, në Veternik, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të katër automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona”.
Me rastin po merret njësia policore e komunikacionit rrugor.