I kërkoi para por nuk i dha, një i dyshuar në Gjilan e kanos nënën e vet

Kronikë e zezë

I kërkoi para por nuk i dha, një i dyshuar në Gjilan e kanos nënën e vet

Më: 1 maj 2021 Në ora: 08:09
Foto ilustruese

Dhuna familjare bëhet edhe më e rëndë kur ajo ushtrohet ndaj nënave. Një rast i tillë i dhunës në familje u shënua dje në Gjilan.

Media ka mësuar se në rrugën “Kastriot Arifi” në Gjilan, një mashkull e ka kanosur nënën e tij pasi fillimisht, i kishte kërkuar asaj para.

Meqenëse nuk i kishte dhënë, në shenjë revolte, siç ka mësuar Sinjali, ai kishte demoluar gjësende dhe orendi shtëpiake.

I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat