Ditën e sotme policia ka arrestuar 4 persona, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë dhunuar dhe kanosur Ylli Kacolin.
Policia bën me dije se në pranga kanë rënë Mirash Paplekaj, Gezim Paplekaj, Paplekaj dhe Jetmir Paplekaj, pasi kanë dhunuar dhe kërcënuar Ylli Kacolin për të bërë deklarim të rremë në polici.
Mësohet se këto të fundit kanë dhunuar 38-vjeçarin për shkak tё shpёrndarjes nё rrjete sociale tё njё video.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Gëzim Paplekaj thoshte se kishte marrë 20 mijë lekë për 4 vota
Kacoli u dhunua pasi publikoi videon ku Gëzim Paplekaj thoshte se kishte shitur votën. Gëzim Paplekaj është nën hetim nga SPAK për një video ku deklaronte se kishte marrë para për votat
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhё.