Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Lepan të Pejës.
Hetuesi i aksidenteve për rajonin e Pejës, Zajë Gorçaj, ka bërë të ditur për EO se si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar 5 persona, si dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
“Kemi marrë informacion për një aksident në fshatin Lepan mes dy automjeteve, njëri Golf 6 dhe një Kia.
Ka dëme të konsiderueshme materiale dhe 5 persona të lënduar. Arsyeja e aksidentit është shpejtësia gjatë tejkalimit”, tha ai.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/May/01/auto_auto_181516267_373282333967560_8162227435656280177_n-1920x144016198761941619876747.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/May/01/auto_850x600_179992570_802593897303151_7544986545128285666_n-1-696x52216198761891619876751.jpg)