Në një lokal në rrugën "Agim Matoshi" në Ferizaj, me 30 prill rreth orës 01:15 ishte duke u zhvilluar aktivitet i paligjshëm i lojës-bixhoz.
Policia tregon se në vendngjarje janë hasur duke luajtur 10 persona.
Si dëshmi materiale janë gjetur dhe konfiskuar një numër i konsiderueshëm i qipave (zhetonë) që përdoren për lojën e bixhozit.
Në konsultim me prokurorin, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt për veprën organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.