Dje, në mesditë, Policia e Kosovës ka arrestuar në Malishevë një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Dhunë në familje”.
Burime të medias brenda Prokurorisë Themelore në Gjakovë bëjnë të ditur se i arrestuari dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Këto burime thonë për median se motivi i dhunës dyshohet se lidhet me disa mosmarrëveshje që ka pasur çifti.
Prokurori ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje.